Një tjetër bashkëpunim i fuqishëm është gati

Mediale Vip

Një tjetër bashkëpunim i fuqishëm është gati

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 16:12
Ilustrim

Edhe një tjetër super-bashkëpunim është gati për t’u publikuar, njofton Klan Kosova.

Bëhet fjalë për reperin 2po2 i cili ka bashkuar forcat me Ermal Fejzullahun për këngën e quajtur “Palaço”.

Kjo u bë e ditur nga vetë Besniku, i cili e paralajmëroi projektin përmes llogarisë së tij në Facebook, duke zbuluar se kënga së bashku me klip të realizuar nga produksioni MAX, lansohet më 3 dhjetor.

Përveç këtij bashkëpunimi të Ermal Fejzullahut, atë do ta shohim edhe në këngën me Nora Istrefi e cila publikohet gjatë muajt dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat