Merr fund makthi në familjen Kardashian, Kanye West kthehet në shtëpi

Mediale Vip

Merr fund makthi në familjen Kardashian, Kanye West kthehet në shtëpi

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 09:32
Kim Kardashian dhe Kanye West

Makthi në familjen Kardashian ka marrë fund ditën e djeshme.

Reperi i cili prej një jave ndodhej i shtruar në spialin e e psikiatrisë në Los Angelos, më në fund është kthyer në shtëpi.

Kanye u shtrua në spital të hënë e javës së kaluar për shkak të problemeve me stresin.

Ndërsa gjendja e tij e rëndë shëndetësore u shpjegua se erdhi si pasojë e mbilodhjes dhe një ‘krize shpirtërore’ që detyruan reperin të anullojë pjesën e mbetur të koncerteve të tij. Gjatë kësaj jave është raportuar se bashkëshortja e tij Kim Kardashian i ka qëndruar pranë në spital dhe nuk është ndarë asnjë moment, duke shmangur dhe daljen e parë publike të saj pas grabitjes në Paris.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat