Prezantuesja Einxhel Shkira hedh në gjyq gazetaren për lidhjen e pretenduar me biznesmenin

Mediale Vip

Prezantuesja Einxhel Shkira hedh në gjyq gazetaren për lidhjen e pretenduar me biznesmenin

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:18
Einxhel Shkira

Para disa ditësh në një artikull në suplementin “Bluetooth” u publikua lajmi së prezantuesja Einxhel Shkira është në një lidhje të re me pronarin e një klubi nate në Tiranë.

Ndërkohë që lajmi ka bërë xhiron e mediave rozë, Einxhel ka vendosur të flas dhe të tregojë të vërtetën. Nëpërmjet një shkrimi të gjatë në profilin e saj në Facebook prezantuesja i ka kthyer përgjigje gazetares Enida Himaj, që sipas Einxhel ka sajuar këtë histori për të “shitur” lajmin.

“Sa për lajmin e dashur gazetare, që nuk ktheve përgjigje kur të shkrova  të më sqarosh, të këshilloj të dalësh naiherë vërdallë nëpër Tiranë se bëhet bukur, e të mësosh pak e të njohësh vendet dhe njerëzit,e pastaj të shkruash për ta!”- shkruan ajo në Facebook.

Kujtojmë se prezantuesja e CityRadio&TV ka festuar fundjavën e kaluar ditëlindjen në Mal të Zi në shoqërinë e mikeshave të saj.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:

Nuk kam dashur asnjeher te merrem me gazetat,portalet apo lajmet e tyre,nuk kam dashur asnjeher te replikoj me to as kur e kan patur gabim lajmin apo kur e kan deformuar fjalen time..Kam dhen intervista sepse me ka ardhur keq tju refuzoj e te sillem keq,kam menduar qe jan pjes e punes,madje jam treguar shume dashamirse me to.Por sot e kuptoj pse personazhe te tjer sju hapin tel,ju bejn bllok neper chate dhe ju degjenerojn duke iu injoruar sa her doni te beni”punen”tuaj.Por skuptoj cpatet me mua??!!Pse iu lindi nevoja te shpikni per tme ber kryefjal thashethemi?!Kam dashur ta bej me pare kete post po nuk doja te prishja atmosferen e dtl ne fb tim,dhe sju pergjigja asnje pytje rreth ketij lajmi sepse prita te kthehem ne Tiran e te merrem nga afer me kete ceshtje!Nuk doja qe te shtremonit serish fjalet e mia. Tentuat te me prishnit dtl me gojet tuaja te liga e tentuat te deformoni imazhin tim me shpikjet e tuaja dhe sigurisht te merrni ca klikime e te shisni lajme me skandalin nen emrin tim..

Tek e fundit ju me kete ushqeheni,por une jo,e aq me pak ne kurrizin tim!!Une vazhdoj te punoj ne media,madje ti vet ke shkruajtur per punen time te re tek CityRadio&TV,po ndoshta ske tv ose internet ne shtepi qe ta shohesh kete gje?!Sa per lajmin e dashur gazetare,qe nuk ktheve prgj kur te shkruajta tme sqarosh,te keshilloj te dalesh naiher verdall neper Tirane se behet bukur,e te mesosh pak e te njohesh vendet dhe njerzit,e pastaj te shkruash per ta!Po te dilje ne Tirane do dije qe une sjam shkeputur nga jeta sociale e saj,thjesht nuk shkoj me neper evente leshi sepse skam nevoj te kem nje jet sociale thjesht per fasad!Po te dilje ne Tirane do vije re qe une sjam asnjeher e shoqeruar nga ndonje mashkull specifik,jam gjthm me shoqerin time te ngusht!Po te dilje ne Tirane do msoje qe jam single,gati 2 vjet meqe ishe ber aq merak qe sdihej me gje qe nga ndarja fundit,eshte shume e thjesht ska pas askend qe ti te dish!Po te njihje njerzit ne Tirane do dije qe asnje nga pronaret e clubeve te nates nuk eshte djal i ri simpatik  dhe aq me pak te jet i dashuri im.Personi qe ti pershkruan jo vetem qe sesht i dashuri im por as nuk egziston si figur,pervecse ne koken tende!

Dhe dhuratat me te bukura qe sigurisht mi paska ber i dashuri im biznesmen,i kerkova e dashur,pash posht pallatit per ndonje Range me fjongo po sgjeta gje,te vetmet dhurata qe mora ishin nga familja dhe shoqeria ime,qe keshtu me shume gjasa dhe dhuratat e”biznesmenit tim”jan ne koken tende!Naten e ditlindjes kam qen nga fillimi deri ne fund me shoqet e mia dhe ska patur asnje mashkull ne tavolin,pervec kamarierit,nese te duket kamarieri si pronar atere prap problemin e ka mendja jote!Madje gjat gjithe neteve qe kam festuar dtl dhe gjat udhetimit ne Mal te Zi une kam postuar Snap dhe Instastory pafund,sdi a ka ndonje personazh tjeter me transparent se une e dashur ENIDA Himaj,e dashur gazetare mjafton te kesh nje smartphone dhe accounte ne Snap e Insta per te par se cbehet ne jeten time.Ske nevoj te pysesh miq apo te sajosh miq e dashnor biznesmena per te ber nje artikull pacavure!!

Ndjehem jashtmase e acaruar dhe ofenduar nga ky lloj lajmi,e ofenduar jo se kam dicka kundra atyre qe kan te dashur biznesmena se njerez jan dhe ata tek e fundit,por per faktin qe jam duke punuar dhe u munduar aq shume per leket e mia per veten time sa nuk i ka ber ditet askush,madje asnje palo gazetare si puna jote,te hedhi balt mbi jeten time!Per kete arsye kam vendosur qe kesaj ceshtje ti shkoj deri ne fund me kedo qe ka tentuar te shpifi per personin tim dhe te demtoj imazhin tim mediatik!Dhe kur them deri ne fund nuk e kam fjalen per ti vajtur te redaksia e’BLUETOOTH’per ti perplas per muri(dhe pse do doja shume ta beja)por e kam fjalen per kallzim ne gjykate derisa te kthehet pas gjithcka kan then kundrejt meje dhe jetes time private,pa asnje baze apo fakt konkret dhe real!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat