Gara “e ashpër” për çmimin e Publikut, cilat janë dy surprizat e Këngës Magjike

Mediale Vip

Gara “e ashpër” për çmimin e Publikut, cilat janë dy surprizat e Këngës Magjike

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:44
Kenga magjike

Ka mbetur edhe një javë para netëve finale të Këngës Magjike në Pallatin e Kongreseve dhe këngët e preferuara kanë filluar të spikatin sidomos me klikimet në YouTube.

Përveç kategorisë së çmimeve të vendosura nga produksioni i këtij festivali, çmimi i Publikut është ai që i referohet pikërisht këngës më të klikuar në YouTube.

Shifrat vijojnë të rriten një nga një dhe ditë pas dite disa prej këngëve kanë spikatur jo vetëm për muzikalitetin, por edhe për mesazhin që përcjellin.

“Mirmëngjes dashni”, një prodhim i ThreeDots, me muzikë nga Flori Mumajesi, aktualisht është në krye të listës në YouTube, me më shumë se 2.3 milionë klikime. Bashkimi i zërit të Brunos dhe Artjola Toskës jo vetëm është pëlqyer, por edhe është shpërndarë nga mijëra dashamirës të të dy artistëve.

Image

Në vend të dytë të këngëve më të klikuara është “Nëntori” – një baladë e ndjerë dhe unike nga Arilena Ara. Me kompozimin e Darko Dimitrov dhe tekst të Lindon Berishës, kënga e 18-vje?ares është po ashtu pretendente për të fituar ?mimin e Publikut.

Në një intervistë të fundit për IvTv, Arilena tha se “Nëntori” është një baladë që ajo e ka shumë përzemër, por edhe një këngë nga e cila pret gjithçka: “Pres gjithçka, por asgjë që nuk justifikon meritat e mia”,– tha ajo për “Tek Unë” pak ditë më parë.

Image

Megjithatë, shifrat mund të ndryshojnë edhe për disa ditë. Dyshen më të klikuar vijon ta ndjekë këmba këmbës edhe “Ma thuaj ti” nga Rozana Radi – një këngë e fuqishme me një mesazh të madh për dhunën ndaj grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat