Ndodh mrekullia? Charlie Sheen thotë se nuk ka më HIV!?

Mediale Vip

Ndodh mrekullia? Charlie Sheen thotë se nuk ka më HIV!?

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 00:29
Charlie Sheen

Charlie Sheen ka bërë të ditur se infeksioni i tij me HIV është shuar tërësisht nga një injeksion eksperimentues në një testim të gjerë klinik.

Aktori është përfshirë në këtë trajtim eksperimental me barin e quajtur ‘PRO-140’ në fillim të këtij viti dhe pikërisht në Ditën botërore të AIDS-it ka dhënë lajme të reja për gjendjen e tij shëndetësore.

Udhëheqësi i këtij trajtimi eksperimentues e kishte njoftuar të martën se duke përdorur këtë metodë mjekuese është arritur ‘shtypja’ e plotë e virusit.

Me fjalë të tjera, virusi i imonodeficiencës humane (HIV) nuk detektohet në organizmin e aktorit. Në këtë mënyrë, bari ‘PRO-140’ bëhet një trajtim premtues për njerëzit e infektuar me HIV/AIDS.

Ky lajm vjen vetëm një vit pasi 51-vjeçari deklaroi publikisht se ishte diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme dhe vdekjeprurëse.

“Është jashtëzakonisht mahnitëse. Personalisht, mendoj si jam ndier dikur dhe si ndihem sot. Uau. Po flasim për një transformim. Në një moment, je rrugës për të vdekur, pastaj je në rrugë të fatit. Është mahnitëse”, ka thënë Sheen për Daily Mail Online. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat