“Vagabondët” në makinën e Ledina Çelos?!

Mediale Vip

“Vagabondët” në makinën e Ledina Çelos?!

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 17:38
Ledina Çelo

Këngëtarja Ledina Çelo është shumë e pëlqyer nga publikun shqiptar, dhe numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Ajo është thuajse çdo ditë aktive në Instagram, ku publikon vazhdimisht fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video, ku ka shfaqur disa momente gjatë vozitjes në makinën e saj, teksa ishte e shoqëruar nga dy fëmijët Erlisi dhe Periana.

Gjatë vozitjes me makinë, në sfond dëgjohej kënga e njohur e Ledinës “Vagabond nga dashuria”, e që po kërcehej me shumë ritëm dhe energji nga dy fëmijët e saj.

Duke parë vallëzimin e tyre të pandalshëm me këtë këngë, Ledina e publikoi këtë video në Instagram Story, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Vagabondët e mi”.

Kënga “Vagabond nga dashuria” ishte prodhim i këngëtares në vittin 2004, dhe padyshim që ishte një ndër hitet e asaj kohe. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat