Çiljeta i nënshtrohet analizave?!

Mediale Vip

Çiljeta i nënshtrohet analizave?!

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 20:04
Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga kohëve të fundit i është dedikuar shumë vetes.

Pasi zvogëloi gjoksin për tre numra dhe iu nënshtua një regjimi të jetesës së shëndetshme, ajo sot i ka kushtuar kohë vetes në një tjetër rrafsh.

Këngëtarja i është nënshtruar analizave rutinore në një prej spitaleve të Tiranës ku duket se është ndarë e kënaqur nga rezultatet.

Përmes rrjete sociale duke shfrytëzuar pak edhe publicitetin për spitalin në fjalë, Çiljeta ka bërë thirrje sensibilizuese që analizat të bëhen në mënyrë sistematike.

Kujtojmë se krahas angazhimeve profesionale, këngëtarja tash e disa javë ka nisu aventurën televizive në spektaklin ‘Tu si que vales’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat