I zakonshmi Justin Bieber! Ia bën ditën më të bukur fanses

Mediale Vip

I zakonshmi Justin Bieber! Ia bën ditën më të bukur fanses

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 23:03
Justin Bieber

Justin Bieber është padyshim një ndër personazhet e famshëm më surprizues dhe ditët e fundit ai na e ka vërtetuar këtë, si për mirë ashtu edhe për keq. Ajo çfarë prevalon mbi të gjitha është se Justin dëshiron ti bëjë fansat të buzëqeshin, dhe nuk e ka aspak problem të sillet si një njeri i zakonshëm.

Këngëtari kanadez po hante Pizza në Los Angeles, ku papritur atij iu bashkuan dy burra, të cilët Justin i mirëpriti. Ndërkohë që po shijonin Pizza-t njëri nga ata e pyeti yllin e muzikës nëse mund të fliste me të bijën në Facetime, pasi ajo ishte fanse e zjarrtë e tij. Dhe përgjigja e Bieber ishte PO!

Personi tjetër po i filmonte, ndërkohë që Justin po komunikonte në Facetime me vajzën e vogël, ku e pyet atë se si është, nëse ajo e pëlqen muzikën e tij, dhe cilët janë këngët e saj të preferuara. Nuk mund të mos e pyeste edhe për shkollën, ndërkohë që në fund e mbyll me “Kam dalë me babain tënd, Po hamë Pizza”.

Me siguri ky ka qenë një ndër momentet më të lumtura për vogëlushen, dhe e gjitha kjo falë Justin Bieber! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat