S’përmbahet Ministri, ‘mbyt’ në komplimente Leonora Jakupin

Mediale Vip

S’përmbahet Ministri, ‘mbyt’ në komplimente Leonora Jakupin

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 10:19
Leonora Jakupi

Në prag të zgjedhjeve lokale në komunën Drenas të Kosovës, partitë politike përmbyllën fushatën mbrëmjen e djeshme.

E një përmbyllje më të veçantë e ka pasur PDK për faktin se mes tjerash, edhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka performuar edhe hitin e pavdekshëm ‘A vritet pafajësia’.

Interpretimi i këngës legjendare duket se e ka mahnitur edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci që ka ndarë pjesë nga performanca në Instagram nën mbishkrimin: ‘E mrekullueshmja Leonora Jakupi’.

Ndryshe, këngëtarja është rikthyer pas shumë kohësh në evenimente të karakterit politik, ndonëse kohë pas kohe ajo nuk ka munguar në përvjetore të rëndësishme në lidhje me luftën e vitit 98/99.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat