Rike Roci: Kam punuar për Belen Rodriguez

Mediale Vip

Rike Roci: Kam punuar për Belen Rodriguez

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:49
Rike Roci

E ftuar këtë të premte në emisionin Oktapod te Turjan Hyskës, Rike Roci ka deklaruar se për një kohë të shkurtër ka punuar për Belen Rodriguez, duke qënë pjesë e stafit të saj. Për Riken Belen është një personazh i thjeshtë dhe shumë e bukur.

Më tej Rikja ka folur për Europianin e Francës ku u bë edhe personazh i shume mediave të ndryshme në botë. Sipas saj, nuk kishte asgjë të përgatitur për të pasur qëndrën e vëmendjes, thjesht ajo me shoqen e saj shkuan në stadium për të mbështetur kombëtaren. Po ashtu Rikja tregoi se kohët e fundit është shëndoshur dhe kjo vjen si pasoje e dashurisë.

Dhe rënien në dashuri Rikja e ka marrë qetë dhe vetëm ha. Së shpejti Rikja po mendon të bëhet nënë dhe do që të ketë tre fëmijë. Sipas saj propozimi ideal që ajo mendon të marrë nga i dashuri do të ishtë në Paris. 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat