Ish anëtari i "One Direction", Harry Styles bashkëpunon me këngëtarin e njohur

Mediale Vip

Ish anëtari i "One Direction", Harry Styles bashkëpunon me këngëtarin e njohur

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 20:48
Harry Styles

Ish anëtari i One “Direction” Harry Styles duket se ka plane të mëdha për veten.

Pas ndarjes nga grupi, ai zakonisht është treguar i rezervuar për të folur rreth projekteve të tij. Por është zbuluar se pasi ka firmosur një kontratë 80 milionë dollarëshe me shtëpinë diskografike “Columbia”, Harry po punon edhe për albumin debutues. Si duket për realizmin e tij, po punon me Bruno Mars dhe Max Martin.

Ka qenë Robbie Willimas ai që ka zbuluar këtë detaj pasi e kishte takuar Styles në aeroport.  “E takova në aeroport Harry Styles dhe e pyeta se po i shkonin punët dhe ai m’u përgjigj se po punonte me Bruno Mars dhe Me Max Martin”, ka thënë Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat