Pasi gjakosi fansin në Barcelonë, Justin Bieber grushton një boksier

Mediale Vip

Pasi gjakosi fansin në Barcelonë, Justin Bieber grushton një boksier

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:21
Justin Bieber dhe Floyd Mayweather

Mesa duket Justin Bieber-it i ka hyrë ne zemër boksi, kështu që vendosi dorezat, mbrojtësen dhe i lëshoi disa grushta një trajneri boksi në palestrën Ten Goose Boxing në Kaliforni.  Mos vallë fansi që Justin grushtoi në Barcelonë i ka thënë se godet si femër dhe ai ka dashur të përmirësojë aftësitë?! Ose ndoshta ka shkuar thjesht për të çliruar energjinë negative.

Por nuk është hera e parë që 22 vjeçari ka qenë në këtë palestër, pasi më parë ai ka marrë leksione edhe nga kampioni Floyd Mayweather. Duke gjykuar fotot, Bieber e ka marrë shumë seriozisht dhe dukej me të vërtetë i përqendruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat