Vedat Ademi, së shpejti me një bashkëpunim të ri

Mediale Vip

Vedat Ademi, së shpejti me një bashkëpunim të ri

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 16:22
Vedat Ademi

Këngëtari Vedat Ademi është larguar nga Shqipëria së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre, Jonartin. Fotot e fundit të këngëtarit në rrjetet sociale janë pikërisht nga New York-u, aty ku është stacionuar momentalisht këngëtari.

Por Vedati nuk është shkëputur nga muzika dhe fansat e tij. Ka qenë këngëtari Vullnet Ibraimi ai që ka postuar pak minuta më parë një fotografi, ku shkruan se ai dhe Ademi do të publikojnë së shpejti projektin e tyre të ri.

Duke e njohur pak a shumë stilin e dy këngëtarëve besojmë se kjo këngë do të jetë një baladë e ndjerë dashurie. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat