Angelina Jolie ndryshon dosjen e akuzave lidhur me Brad Pitt? Zbulohet e vërteta!

Mediale Vip

Angelina Jolie ndryshon dosjen e akuzave lidhur me Brad Pitt? Zbulohet e vërteta!

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 09:13
Angelina Jolie dhe Brad Pitt me fëmijët e tyre

Në fillim të muajit dhjetor (në datën 2 dhjetor), u bë e njohur nga mediat se Angelina Jolie ka plotësuar dhe frimosur një dosje të gjatë lidhur me kërkesat dhe pretendimet që ka për Brad Pitt.

Sigurisht ajo është shfaqur në Gjykatë edhe ditët e fundit por ndryshe nga se mendohej, ajo nuk ka ndryshuar asgjë në dosjen e kërkesave.

Burime pranë “People” tregojnë se në fakt vetë aktorja dëshiron që të bëhet zhurmë në lidhje me daljet e saj nga Gjykata sepse ka dëshirë që ta vendosi në vëmendjen e publikut këtë moment delikat të jetës së saj për t’i dhënë një shembull të gjitha grave të tjera të cilat janë në prag divorci.

Deri më tani thuhet se Angelina Jolie do t’i mbajë fëmijët ndërkohë që Pitt mund t’i takojë sa herë të dojë por me lejen e psikologut të familjes. Gjithashtu aktorit i duhet të kalojë provën e drogës dhe alkoolit 3 herë në muaj nëse dëshiron që të takojë fëmijët. Një tjetër kërkesë e Jolie është që fëmijët të shkojnë në takime në grup me psikologun e tyre dhe në seanca të veçanta ajo edhe Pitt mund të marrin pjesë.

Lidhur me këto pretendime Pitt nuk është shprehur aspak publikisht por me siguri, sipas “People”, ai nuk po kalon një fazë të mirë duke ditur se duhet të plotësojë gjithë këto kushte në mënyrë që të ketë mundësi të jetë babai i fëmijëve të tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat