Mediat boshnjake: Kjo është bukuroshja më seksi nga Kosova

Mediale Vip

Mediat boshnjake: Kjo është bukuroshja më seksi nga Kosova

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 10:21
Kaltrina Neziri

Kaltrina Neziri ka përfaqësuar Kosovën në Miss Earth 2014. Ajo ka lindur në Prishtinë, ku u diplomua me sukses në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës, kështu e nis shkrimin ueb-faqja boshnjake klik.ba për ish-Miss Kosova 2014.

Bukuroshja 19-vjeçare pohon se qysh në fëmijëri ka ëndërruar të bëhet modele dhe këtë ia arriti para dy vjetëve.

Ishte pjesë e imazheve të disa reklamave, të cilat janë shfaqur në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë ndërsa aktualisht është modele e agjencisë së modës Cyrus Models me bazë në Vjenë të Austrisë, shkruan më tutje ky medium.

Kaltrina thotë se i do sfidat, sidomos kur konkurrenca është e madhe, sepse kështu motivohet për të punuar më tepër.

Bukuroshja beson se edukimi është shumë i rëndësishëm, sidomos sot, ku femrat e bukura nënvlerësohen dhe kjo është arsyeja që gjatë kohës së lirë shpenzon kohë duke lexuar libra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat