Elvana nuk e ndërpret bashkëpunimin e saj me Florin

Mediale Vip

Elvana nuk e ndërpret bashkëpunimin e saj me Florin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 18:46
Elvana Gjata

Pak kohë më parë u përhap lajmi se Elvana Gjata kishte ndërprerë bashkëpunimin me studion e Florit, pas realizimit të këngës së fundit “Lejla”.

Dyshimet vijuan edhe pas mbrëmjes private që u organizua në biznesin e saj, në bashkëpunim me stilistin Valdrin Sahiti, kur këngëtarja kishte ftuar disa miq nga studio Threedots, por jo Florin.

E të gjitha këto thashetheme i ka hedhur poshtë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagramin e saj.

Elvana përmes një shkrimi ka uruar të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në “Këngën Magjike”, të cilët kanë ralizuar këngët e tyre në studion Threedots.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat