Florit Mumajesit i dogjën makinën pak pasi publikoi këngën ndaj një vajze

Mediale Vip

Florit Mumajesit i dogjën makinën pak pasi publikoi këngën ndaj një vajze

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 13:20
Pamje nga videoja

Ende nuk është konfirmuar shkaku i vërtetë i vënies së zjarrit ndaj makinës së këngëtarit Flori Mumajesi mbrëmjen e djeshme. Megjithatë një nga arsyet e zjarrit të qëllimshëm mund të jetë publikimi i këngës së tij të re “Nallane 2” që mendohet se ia ka dedikuar një vajze me të cilën nuk është më në lidhje.

Tre automjete u dogjën nga një zjarr që përfshiu mbrëmjen e djeshme një parking pallati pranë sheshit “Willson”. Zjarri ka qënë i qëllimshëm, pasi kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull rreth të 30-ve veshur me xhinse dhe bluzë, me kapuc në kokë që hyn në garazh, shkon tek makina “Fuoristradë” e këngëtarit, derdh 2 bidonë me benzinë dhe i vë zjarrin.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dhe 2 makina të tjera. Mësohet se flakët kanë qenë të mëdha, ndërsa në mbrëmje zjarrfikësit vetëm i kanë izoluar ato si dhe kanë evakuuar banorët për të mos u asfiksuar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 në rrugën “Ymer Kurti” prapa Postës 8, në njësinë administrative 5. Policia sakaq vazhdon hetimet për këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat