Vlora apo trajnerja e hendbollit me stil të ri në Suedi

Mediale Vip

Vlora apo trajnerja e hendbollit me stil të ri në Suedi

Nga: K.Goca Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 12:57
Vlora Jashari majtas dhe Zeliha Selmani

Shumica e klubeve janë në pushime dimërore. Sportistët, pra trajnerët bëjnë plane kur t’i nisin përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Ndërkaq, trajnerja e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, Vlora Jashari, ka shkuar në Malmo të Suedisë për t’i mbushur bateritë dhe njëherësh t’i kalojë edhe pushimet e fundvitit. Asaj nuk i mbeti vend pa shkel në Europë, tani edhe në Suedi. Ish hendbollistja e kombëtares së Kosovës ka rregulluar edhe frizurën si suedezet dhe shpreson që stili i ri t’i sjellë fat në Vitin 2017. Por nuk pranon në asnjë mënyrë të tregojë se sa i ka kushtuar rregullimi i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat