Mariah Carey bëhet lajmi kryesor, ja çfarë ka bërë në koncert

Mediale Vip

Mariah Carey bëhet lajmi kryesor, ja çfarë ka bërë në koncert

Më: 1 janar 2017 Në ora: 14:25
Këngëtarja Mariah Carey

Këngëtarja Mariah Carey largohet nga skena në mes të performancës kryesore të Vitit të Ri në New York, pak minuta para ndërrimit të moteve.

Pas disa problemeve teknike gjatë performancës në sheshin kryesor në New York, Mariah Carey nuk ka vazhduar pas këngës së dytë, duke e lënë skenën bosh.

Ajo është munduar të nxirret nga situata, po çdo tentim ishte i kotë, pasi ekranet nuk ndizeshin dhe në kufje dëgjonte këngët komplet tjera nga ato që këndonte.

Kështu, e gjithë bota kanë reaguar në rrjetet sociale, duke u bërë lajmi që në orët e para të 2017.

Me këtë rast, edhe vetë diva e muzikës ka lënë një mesazh për të gjithë, duke thënë se këto janë gjëra që ndodhin dhe është gati që të jetë në krye të titujve të lajmeve edhe këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat