Ben Affleck: Martesa dhe fëmijët më bën një njeri më të mirë

Mediale Vip

Ben Affleck: Martesa dhe fëmijët më bën një njeri më të mirë

Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:53
Ben Affleck

Ben Affleck nuk ka qenë gjithnjë ai babai dhe bashkëshorti i përkushtuar. Në të kaluarën ai ka pasur një jetë të trazuar, që përfshin shtrimin në qendra rehabilitimi, ndarjen me ish-partneret e tij në të kaluarën. Në një intervistë për “The Guardian”, Affleck është shprehur se ka mësuar nga gabimet e tij të shumta.

“Unë gjithmonë kam pasur një ide të fortë për vlerat e mia dhe drejtimit që kam dashur të marr në jetë. Më vonë erdhi fama dhe  bashkë me të erdhën edhe dështimet. Kur jeni në të 20-at pjesë e saj janë edhe gabimet dhe të mësuarit prej tyre. Martesa më bëri të kuptoja prioritetet të cilat u shtuan me ardhjen në jetë të fëmijëve. Pasi u bëra baba e shihja botën me një sy tjetër, gjë që është gjë e mirë. Shumë njerëz nuk mund ta tregojnë dramat  e jetës,  por unë mundem”,- ka rrëfyer aktori i njohur. Pra, sipas tij, ka qenë martesa dhe ardhja e fëmijëve në jetë që e kanë bërë një njeri më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat