Angelina Jolie sulmon ashpër Brad Pittin, urrejtja s’ka fund mes tyre

Mediale Vip

Angelina Jolie sulmon ashpër Brad Pittin, urrejtja s’ka fund mes tyre

Më: 4 janar 2017 Në ora: 17:42
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Angelina Jolie ka pranuar që dokumentet e divorcit dhe kujdestarisë të mbyllen, por nuk e ka bërë këtë pa e thumbuar ish burrin Brad Pitt.

Angelina ka thënë se, nëse fëmijët janë dëmtuar, atëherë i gjithë faji është tek Brad. Ajo ka mbushur dokumentet legale dhe është pajtuar me ish burrin, se të bëmat e tyre duhet të qëndrojnë larg syve të publikut, por mendon se është e pacipë mënyra, se si Brad e ka akuzuar atë, se po ua tregon punët e brendshme familjare publikut.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga reprezentues të Jolies, Brad po i bën këto akuzime, sepse është i frikësuar se publiku do ta kuptojë të vërtetën.

Brad u nervozua shumë, kur Angelina paraqiti dokumente të hapura për të parandaluar Pitt-in, që të ndërrojë marrëveshjen e kujdestarisë, por në dokumentet e saj Jolie thotë, se këtë e ka bërë për të shmangur vëmendjen e publikut nga veprimet e tij.

Angelina kishte vazhduar, duke thënë se është e kuptueshme, që Brad dëshiron mbylljen e dokumenteve, sidomos pas hetimit të FBI e Departamentit për Shërbimet e Fëmijëve për abuzim.

Për t’i rënë shkurt, të dy janë pajtuar që të mbyllin dokumentet dhe të dy e urrejnë njëri-tjetrin, s'ka më dashuri si dikur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat