"Hollywoodi" në Kosovë

Mediale Vip

"Hollywoodi" në Kosovë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 janar 2017 Në ora: 15:23
Kristela Gjoka dhe Noga

Rënia në dashuri është një ndjenjë shumë e fuqishme për dy persona të cilët e ndjejnë këtë emocion. Dashuritë e mëdha në ditë e sotme nuk janë të zakonshme, tani dashuritë i ngjajnë skenarëve të filmave të Hollywood-it. Por, si kanë qenë lidhjet e të famshmëve shqiptarë e si kanë përfunduar ato mund të themi lirisht që i ngjajnë "romancave" të yjeve të Hollywood-it.

Image

Dashuri, tradhti e  dramë është edhe lidhja e reperit Agon Amigës më bashkëshorten e tij. Betimi i dashurisë për Agon Amiga që i bëri Egzona Syla në ditën e martesës se do ti qëndroj besnik dhe do ta dojë përgjithmonë nuk mundi që të mbaj më shumë se një vit pas martesë. Pasi që Egzona e akuzoi Agonin për tradhti martesore. Ky i fundit e tradhtoi më këngëtaren dhe modelen e njohur Afërdita Dreshaj. Ish bashkëshortja e Agon Amigës ka publikuar mesazhet e këtij të fundit me Afërditën. Përkundër kësaj historie, kjo e fundit e ka vazhduar lidhjen e saj me  sportistin e hokejit Jakub Kindl, edhe pse shume herë është përfolur për ndarjen e tyre, Afërdita e ka mohuar këtë.

Image

Një tjetër lidhje që është përfolur shumë kohëve të fundit është e reperit të njohur nga Prishtina, Kastriot Rexha i njohur me emrin skenik Majk i cili ishte në lidhje me  bukuroshen Malinda Zeka. Lidhja e tyre zgjati disa muaj, por u ndanë në vjeshtën e 2016. Majki nuk vonoj shumë publikoi këngën e tij të quajtur "Fund" në të cilën flitet për pendimin e një burri për gabimet e lëndimet që i ka shkaktuar të dashurës së tij. Po ashtu, Majlinda Zeka është në pritje të fëmijës së saj të pare. Majki  ka deklaruar se nuk është në ndjeni për shtatzëninë e së kësaj të fundit.

Image

Lidhja e dashurisë së aktores së njohur Teuta Krasniqit më këngëtarin Blero të ishin çifti më i përfolur, çdo dalje e tyre publike, gjithçka publikim i një foto të tyre bëhej lajm. Ata u martuan ku u shfaqë në media, por pas katër vite martesë ata shpallën shkurorëzimin e tyre. Blero dhe Teuta kanë së bashku një vajzë të quajtur Tara. Ndërsa, Teuta këtë vit është përfolur për dashurin e saj më trajnerin e fitnesit Adonis Morinën më të cilin ka lidhur dashurinë me 23 janar të 2016, ndërsa Teuta me 3 tetor lindë vajzën e saj të dytë të quajtur Kaia. Kurse, ish bashkëshorti dhe babai i vajzës së parë Tarës, këngëtari Blero është në lidhje me modelen shqiptare Afrona Dika që nga ndarja me ish bashkëshorten.

Image

Image

Një tjetër, lidhje që ka bërë "boom" në media është ajo e këngëtares nga Shkupi, Altuna Sejdiu -Tuna me reperin nga Prishtina Cozman. Lidhja e tyre zgjati  rreth tri viteve, ku përveç lidhjes në jetën setimentale, ata krijuan lidhje edhe në sferën e muzikës ku realizuan dy bashkëpunime të suksesshëm, "Fenix" dhe "Holla" , kurse realizuan  edhe një turne së bashku, por nuk ju shkoj shumë u ndanë. Për lajmet për një lidhje të  re të Tunës me këngëtarin e ri Y11 Limani nisën të marrin hov pasi publikuan foto të ndryshme në rrjetet sociale, kjo ishte "mbulesë" për lidhje tjetër.

Image

Image

Image

Shumë shpejt u bë e  ditur lidhja e Tunës me Patris Berishën, vëllain e Robert Berishës. Pasi që u zyrtarizua kjo lidhje shumë shpejt filluan zërat për një shtatzëni të këngëtares, por kjo e fundit nuk e pranoj deri  sa performojë në festivalin e "Këngës Magjike".

Një "Don Zhuan" i vërtetë është reperi i njohur Getuar Selimi i cili përflitet për lidhjet e shumta me femrat vip shqiptare, ai ka pas lidhje me Çiljeta Xhilaga, Elvana Gjata, Hana Shehu, Florenta Islami. Kurse tash është  në lidhje më prezantuesen shqiptare, Marina Vjollca, për të cilët thuhet që së shpejti do të kurorëzojnë dashurin e tyre, por nuk ka asgjë zyrtare nga çifti i njohur.

Image

Një tjetër ish çift që  është përfolur shumë nëpër media për dashurinë e tyre e deri tek skandalet e tyre. Këta janë këngëtarja Dafina-Zeqiri dhe reperi Ledri - Vula, por para se të lidhe. Kjo e fundit ishte e dashura e biznesmeni, Krenar Çoçaj. Sipas mediave vendore, Dafina ranë në dashuri me Ledrin gjatë kohës kur ishte në lidhje me Krenarin, për këtë arsyeje, Krenari dhe Ledri patën një konflikt fizik. Kjo çështje kishte përfunduar në Gjykatë me aktakuzën se Krenar Çoçaj (ish i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri) së bashku me Gazmend Mirena sulmuan dhe rrahën Ledri Vulën. Sipas aktakuzës Mirena e kishte goditur Vulën me kondak të revoles ,ndërsa Krenar Çoçaj e kishte goditur me shufër metali.

Image
Image

Por, ish i dashuri i Dafinës pas lidhjes më të nuk u "ngop" me femrat vip të skenës shqiptare. Krenari  tani është në lidhje më prezantuesen dhe këngëtaren Luana Vjollca. Kohë më parë, Luana ishte në lidhje më këngëtarin nga Shkupi, Ardian Gaxha.

Image

Një tjetër, lidhje dashurie e cila u kurorëzua me martesë, të cilës shumë shpejt  I erdhi fundi hiç më pak se tri javë, është e prezantueses shqiptare Kristela Gjoka me reperin Agon Abdullahu i njohur si Noga. Ky i fundit ka deklaruar se dasma e shpenzimet tjera kanë kushtuar hiq më pak se 70 mijë euro. Po kjo martesë ka përfunduar si mos më keq Kristela ishte shtatzënë ku vendosi që të abortoj  në muajin e gjashtë të shtatzënisë pa e pyetur isha bashkëshortin e saj Nogën./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat