Irina Shayk ndahet nga Bradley Cooper

Mediale Vip

Irina Shayk ndahet nga Bradley Cooper

Më: 7 janar 2017 Në ora: 17:52
Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Bradley Cooper dhe e dashura e tij shtatzënë raportohen të jenë ndarë pas thuajse 2 vitesh lidhje.

“Naughty Gossip” raporton se romanca e aktorit 42-vjeçar dhe modeles ruse ka marrë fund dhe se ata i kanë kaluar festat të ndarë nga njëri-tjetrit.

“Ajo ka shkuar në vendlindjen e saj në Rusi dhe mund të qëndrojë atje derisa të sjellë në jetë fëmijën. Ajo dhe Bradley i kanë dhënë fund”, ka thënë një burim i brendshëm për gazetën. Sipas po të njëjtit burim, si arsye e ndarjes përmendet se Cooper nuk ishte aq i dashuruar me modelen.

Nga ana tjetër “E! News” hedh poshtë këto thashetheme duke thënë se Cooper dhe Shayk nuk janë ndarë dhe madje ata kanë festuar ditëlindjet përkatëse disa ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat