Grabitja e Kim Kardashian në Paris, zbulohen autorët e dyshuar

Mediale Vip

Grabitja e Kim Kardashian në Paris, zbulohen autorët e dyshuar

Më: 10 janar 2017 Në ora: 11:38
Gjate arrestimeve

Gjatë një operacioni të ditë së djeshme në Paris, policia franceze arrestoi 16 të dyshuar për grabitjen e yllit televiziv, Kim Kardashin në Paris. Sipas policisë franceze është arrestuar një bandë e përbërë nga 16 persona, pasi njeri prej tyre kishte lënë shenjat e ADN-së në një litar që ishte përdorur për të lidhur Kim Kardashian.

Mësohet se 3 prej të grabitësve janë femra, ndërsa 2 të tjerë rezultojnë se janë autorë te disa grabitjeve të tjera. Shumë nga të dyshuarit janë shoqëruar në rajonin e policisë, ndërsa kanë dalë edhe pamjet e disa prej të arrestuarve.

Ylli televiziv, 35 vjeçe u sulmua në dhomën e saj të hotelit në katin e 8-të mes 2 dhe 3 tetorit. Disa burra të veshur si agjentë policie kishin hyrë në dhomë pasi kishin kërcënuar rojën. “Viktima” ishte lidhur dhe mbyllur në banjë. Grabitësit kishin marrë para dhe bizhuteri me një vlerë totale prej 9 milionë eurosh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat