Lori Hoxha zbulon një sekret të familjes

Mediale Vip

Lori Hoxha zbulon një sekret të familjes

Më: 11 janar 2017 Në ora: 15:55
Lori Hoxha

Bisedat e saj me dy motrat e tjera ajo shpesh herë nuk nguron ti bëjë publike në rrjetet sociale.

Ndërsa këtë herë trashëgimtarja e Top-it ka sjellë një imazh të fëmijërisë  ku shfaqet së bashku me të motrën, Sarën , përmes të cilës ajo ka zbuluar edhe një sekret familjar.

Siç mund të gjithë të ngatërrohemi nga imazhi, në foto mund të dallohet Lori (me kaçurela) në krah të së cilës, një bukurosh. Por jo, “bjondi” është Sara!

Për të sqaruar pamjen prej çuni të së motrës, u kujdes vetë Lori e cila me këtë rast zbuloi dhe një detaj familjar: “Mami u mërzit shumë kur Sara doli goc dhe e rregulloi rrugës”, përshkruan trashëgimtarja “ndërhyrjen” e Vjollca Hoxhës tek e bija.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat