Divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard vështirësohet sërish

Mediale Vip

Divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard vështirësohet sërish

Më: 11 janar 2017 Në ora: 21:05
Johnny Depp dhe Amber Heard

Edhe pse ata kanë arritur tashmë një marrëveshje, divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard po vështirësohet sërish.

Në dokumentet e paraqitura në Gjykatën e Los Angeles, avokatja e  Depp, Laura Wasser ka thënë se Heard ka marrë shumë kohë për të nënshkruar  marrëveshjen e divorcit në atë që ajo e quajti një “përpjekje të dëshpëruar dhe të gabuar për të marrë vëmendjen dhe për të rrëmbyer fonde nga Johnny” .

Ndërkohë, ekipi ligjor i Heard ka pohuar se Depp ka dështuar për të zbatuar marrëveshjen e tyre  7 milionë dollarëshe pasi ka refuzuar të paguajë këstet që i kanë takuar.

Aktorja Heard ka deklaruar se Depp është duke e zvarritur këtë proces dhe ajo nuk e dëshiron një gjë të tillë.

“Unë e dua sërish jetën time. Unë dua të jenë të ndahem nga Johnny tani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat