Tuna u martua për herën e dytë, por ja si dukej në martesën e parë

Mediale Vip

Tuna u martua për herën e dytë, por ja si dukej në martesën e parë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 10:07
Këngëtarja Tuna Sejdiu me Patris Berishën

Këngëtarja Tuna Sejdiu dje ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me Patrisin.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ajo ka veshur fustanin e nusërisë.

Tuna ishte e martuar në vitin 2010 me Rilind Reka, djalin e ish Ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, por, martesa e tyre përfundoi pasi një viti dhe sipas raportimit të medieve, arsyeja pse Tuna dhe Rilindi u ndanë se ata ishin të ndryshëm njëri me tjetrin dhe se krenaria nuk i la të ishin bashkë.

Pas ndarjes, Tuna nuk është se vuajti gjatë, pasi disa vite më vonë deklaroi haptazi lidhjen e dashurisë me reperin Cozman.

Nga kjo lidhje nuk pati zyrtarizime, pasi që çifti u nda disa herë e u ribashkua, për t’i dhënë përfundimisht mbarimin e gjithçkaje para ca muajve.

Tani, Tuna është martuar me Patrisin dhe po presin fëmijën e tyre të parë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat