Floriana Garo: E vërteta e kandidaturës time për deputete në listën e PD-së

Mediale Vip

Floriana Garo: E vërteta e kandidaturës time për deputete në listën e PD-së

Më: 12 janar 2017 Në ora: 12:00
Moderatorja Floriana Garo

Moderatorja Floriana Garo, ka mohuar se do të jetë në listën e PD-së, si kandidate për deputete në Tiranë.

E pyetur nëse ishte i vërtetë lajmi që po qarkullonte prej ditësh nëpër portale, ku thuhej se me pëlqimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Floriana do të ishte në listën e Tiranës si kandidaturë e tretë për deputetë?

Një lajm të tillë, Garo e ka mohuar kategorikisht, duke pohuar: “Jo nuk është e vërtetë”.

Vetëm pak ditë më parë, disa portale, publikuan lajmin se Floriana Garo është ftuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për të qenë kandidate për deputete në listën e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat