Një tjetër shqiptar përkrahet nga Jay Z!

Mediale Vip

Një tjetër shqiptar përkrahet nga Jay Z!

Më: 12 janar 2017 Në ora: 17:55
Albert Stanaj dhe Jay Z

Albert Stanaj, i njohur thjesht si Stanaj, ka filluar t’i ngjisë shkallët e suksesit një nga një.

Së fundmi, 22 vjeçari është bërë pjesë e platformës Tidal, në pronësi të reperit të njohur Jay  Z, e cila ka filluar transmetimin e albumit dhe këngëve të Stanaj-t.

Përveç kësaj, Tidal i ka ofruar këngëtarit edhe një hapësirë tjetër, Tidal Raising, pjesë kjo ku promovohen artistët e rinj e potencialë. Stanaj ka dhënë një intervistë duke treguar akoma dhe më shumë për veten dhe lidhjen e tij me muzikën.

“Në moshën 22 vjeçare, talenti i ardhshëm tërhoqi vëmendjen e vipave nga Kim Kardashian dhe Chris Brown, performoi në Coachella, luajti në piano bashkë me Drake në YOLO Estate dhe nënshkroi një marrëveshje me një label – e gjitha pa një ‘single’”, – shkruan Tidal për Albert.

Kjo nuk është hera e parë që Jay Z përkrah një shqiptar, pasi Rita Ora ka qenë një nga produktet e suksesshme të Roc Nation, kompanisë së reperit. Tashmë Rita është “divorcuar” nga kjo kompani, por ama Jay duket se dëshiron të ketë gjithmonë një shqiptar pranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat