Labi largohet nga RTV21 pas 17 vitesh

Mediale Vip

Labi largohet nga RTV21 pas 17 vitesh

Nga: B.S Më: 12 janar 2017 Në ora: 21:19
Labinot Gashi

Moderatori i njohur Labinot Gashi, është larguar nga RTV21.

Këtë vendim e ka marrë ai pas 17 vitesh punë në këtë medium, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar arsyet e largimit.

Ky është postimi i plotë i Labinot Gashit:

Miq t'dashur, kete vit mu mbushen 17 vjet pune ne rtv21. Gjate ketyre viteve kam punuar me shume e shume dashuri, vullnet e perkushtim per punen dhe institucionin. Kam bere shume e shume emisione, te cilat sdo te ishin gjithmone e me te mira pa respektin per shikuesin Sot kam veq falenderime per te gjithe ju qe me motivuat te punoj, te njohur e edhe shume me shume te panjohur. Nje pershendetje pa fund per tgjithe koleget e mi, qe me dhane vullnet e mbeshtetje. Faleminderit Udheheqesve se 21Media. Dhe jo kot po i nisi keto falenderime publikisht sonte. Une kam marre nje vendim, aspak te ngutshem, qe te shkeputem per nje kohe te shkurter nga puna ne TV. E di, do tme mungoj dashuria, kritikat, pershendetjet e secilit prej shikuesve. Po a sna duhet secilit nga pak pushim reflektues qe me pas mundesi per projekte te reja e afatgjate! Une sot jam me shume se kurr i knaqur dhe ballhapur qe asnjerit deri sot si kerkova favore e as mirnjohje per mbeshtetjen qe u dhash, pervec miqesis se vertet dhe bashkpunimeve ne tmire dhe interes te shikuesve. Ne do te takohemi prap, me rendsi shendeti e dashnia te na mbaje gjalle. Me plot dashni, 1 kafe me Labin, OpOp Labi - Labinot Gashi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat