A u martuan Patrisi me Tunën? Statuset e tyre në rrjetet sociale ende janë "single"

Mediale Vip

A u martuan Patrisi me Tunën? Statuset e tyre në rrjetet sociale ende janë "single"

Më: 12 janar 2017 Në ora: 22:29
Patris Berisha dhe Altuna Sejdiu – Tuna

Dje ishin temë e çdo portali në Kosovë, por edhe 24 orë pas martesës së tyre ata ende nuk kanë reaguar me ndonjë status nëpër rrjetet sociale

Patris Berisha dhe Altuna Sejdiu – Tuna dje i dhanë fund beqarisë së tyre.

Por, ata ende nuk kanë postuar ndonjë detajë nga kurorëzimi i tyre në Komunën e Prishtinës, derisa edhe dy ahëngjet që i kishin planifikuar për ditën e djeshme thuhet se kanë dështuar.

Fillimisht ishte thënë se çifti do të mblidhet në një drekë, por më vonë u tha se ata të dy do të bëjnë një darkë larg mediave për miqtë e tyre.

Mirëpo, ende nuk ka informacione të sakta se a është mbajtur kjo darkë apo jo.

Megjithatë, edhe 24 orë pas Tuna dhe Patrisi, që presin një fëmijë bashkë, nuk kanë postuar asnjë foto të kurorëzimit të tyre nëpër rrjetet sociale dhe as nuk kanë ndryshuar statuset e tyre nëpër profilet që kanë nëpër rrjetet sociale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat