Dasmë në ditëlindjen e saj: Ja kur do të martohet Miss-i shqiptar dhe aktori i njohur

Mediale Vip

Dasmë në ditëlindjen e saj: Ja kur do të martohet Miss-i shqiptar dhe aktori i njohur

Më: 13 janar 2017 Në ora: 23:03
Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman

Pas fejesës zyrtare të pak javëve më parë, çifti i famshëm janë gati për martesë. Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, e kanë shpallur datën. Në 25-vjetorin e lindjes, më 13 shkurt, Almeda do të veshë edhe fustanin e nusërisë

. Lajmi është publikuar nga mediat turke. En Magazin shkruan se kjo ditëlindje, me siguri do të jetë më e bukura për aktoren shqiptare, e cila do të festojë 25-vjetorin me fustanin e nusërisë.

Pak ditë më parë, Almeda dhe Tolga kanë shijuar pushimet dimërore. Në disa postime në profilin e saj në Instagram, Almeda ka publikuar edhe foto dhe video duke shijuar borën.

 

??????????

A video posted by Almeda Abazi (@almeda92) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat