Bojken Lako rrëfen brengat që ia la humbja e babait

Mediale Vip

Bojken Lako rrëfen brengat që ia la humbja e babait

Më: 14 janar 2017 Në ora: 17:17
Bojken Lako

Kantautori i njohur shqiptar Bojken Lako ka rrëfyer për herë të parë në “Top Show Magazine” dramën që ka përjetuar pas humbjes së babait të tij, aktorit të mirënjohur shqiptar Bujar Lako.

I pyetur nga Dudushi nëse është penduar që nuk ka qëndruar më shumë me babanë e tij, apo që nuk ka folur më tepër me të, Bojken ka rrëfyer se i ka këto ndjesi, madje, tani që babai i tij nuk është më Bojken ka vendosur ta shoh me perspektivë tjetër jetën.  

"Normal që i kam ato ndjesi, i kam vazhdimisht. Mundohem të dal mbi këto duke menduar vetëm pjesët pozitive të miat, duke i vënë në dukje vetes pjesët negative dhe duke menduar se deri diku, në momente të caktuara të jetës i kam dhënë pak fare kënaqësi. Tani mendoj që duhej më tepër”.  

I pyetur nëse ka ndryshuar jeta e tij pas kësaj humbjeje të madhe, kantautori është shprehur, “Unë kam filluar një jetë tjetër këto ditë, tani kam një koncept tjetër. Të gjithë kanë fatkeqësi, ndarje nga njerëz të dashur dhe e dinë shumë mirë që në këtë moment nis një jetë tjetër, më e mirë për gjithsecilin. Mendoj se gjithsecilin e bën më të mirë, atë që nuk e ka bërë mirë deri tani, mundohet të bëj një hap më tepër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat