Miley e Liam shihen për herë të parë pas martesës sekrete

Mediale Vip

Miley e Liam shihen për herë të parë pas martesës sekrete

Më: 14 janar 2017 Në ora: 19:58
Miley Cyrus dhe i dashuri i saj, Liam Hemsworth

Është përfolur që këngëtarja Miley Cyrus dhe i dashuri i saj, Liam Hemsworth, janë martuar gjatë pushimeve të fundvitit.

Që nga ajo kohë thashethemet ende nuk janë ndalur lidhur me martesën e tyre sekrete.

Çifti janë fotografuar duke qëndruar së bashku në shtëpinë e tyre të pushimit në Malibu.

Sipas revistës NW, çifti janë martuar gjatë festës së Vitit të Ri kur po qëndronin në San Diego, në një ceremoni ku të pranishëm ishin vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të tyre.

“Ishte vendim i minutave të fundit”.

“E gjithë familja e Liam ishte aty për pushime e gjithashtu edhe familjarët e Cyrus. Për ta ishte e pakuptimtë që të mos martoheshin përderisa i kishin të afërmit e tyre aty”, ka thënë një burim për këtë revistë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat