Yjet e Hollywoodit së bashku në nënshkrimin e një letre për shkollimin e vajzave në botë

Mediale Vip

Yjet e Hollywoodit së bashku në nënshkrimin e një letre për shkollimin e vajzave në botë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 14:49
Lady Gaga, Danai Gurira, Charlize Theron dhe Natalie Portman

Lady Gaga, Danai Gurira, Charlize Theron dhe Natalie Portman janë në mesin e atyre që po e mbështesin këtë veprim në mënyrë që vajzat të kenë mundësi më të mira shkollimi.

Pothuajse çdo artist ka nënshkruan një letër të hapur nga organizata ONE që të përkrahin kampanjën e cila mundëson edukimin e më shumë së 130 milion vajzave në botë. Lady Gaga, Danai Gurira, Charlize Theron dhe Natalie Portman janë në mesin e atyre që po e mbështesin këtë veprim në mënyrë që vajzat të kenë mundësi më të mira shkollimi, shkruan Vulture.

“Në vendet me të varfra, vajzave ju mohohet kjo më shumë së djemve. Edukimi është çështja kryesore për të dalë nga varfëria. Çdo vit shkollimi që një vajzë përfundon rrit shanset që ajo të fitoj më shumë në të ardhmen, çka është e mirë për të, familjen e saj, komunitetin dhe vendin. Edukimi juaj ju ka ndihmuar juve që të arrini këtu ku jeni sot-dhe tani është në dorën tuaj që të ndihmoni miliona vajza të tjera. Ju lutem reagoni tani, me politikat e duhura dhe fondet e mjaftueshme, na tregoni që kjo mund të ju ndihmojë njerëzve-duke filluar me njerëzit që kanë nevojë më së shumti”, shkruhet në letër.

Edhe njerëzit e tjerë kanë mundësin që të nënshkruan këtë letër përkrah emrave si The general Ryan Reynolds, David Oyelowo dhe Isla Fisher. Pastaj Ashley Judd, Robin Wright, Tom Brady, dhe Blake Lively. Letra do të dorëzohet te autoritetet e caktuara me 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat