Bertani prej këngëtarit nga Shkupi deri tek serialet turke

Mediale Vip

Bertani prej këngëtarit nga Shkupi deri tek serialet turke

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:23
Bertan Asllani

Në tregun muzikor hyri si fëmijë, e më vonë në adoleshencë filloi të bëjë muzikë për të rritur. Djaloshi nga Shkupi përveç që këndonte ai i krijonte edhe vet këngët e tij. U paraqit në festivalet me prestigjoze të asaj kohe si në “Top Fest” në vitin 2005 me këngën “Akoma të du”. Pikërisht kjo këngë e vulosi një fillim të mbarë të karrierës së tij. U shndërrua në hit të menjëhershëm.

Bertani vazhdoi të publikojë edhe këngë të tjera. Erdhi edhe më klipin e parë “Ilaq nuk gjej”, ku edhe ky u mirëprit mirë nga publiku. Adoleshentët asaj kohe tash më kishin gjetur të preferuarin e tyre.

Viti 2012 po shënonte një fillim të  ri në karrierën e Bertanit, ai po synonte një treg tjetër, atë të Turqisë. Po këtë vit në këtë vend u prezantua me këngën “Belki De” duke ua e lënë radhën edhe projekteve tjera muzikore në gjuhën turke. Kënga “Damla Damla” i solli sukses në Turqi.

Në një intervistë me Big Mamën, Bertani pat deklaruar se bën këngë për këngëtarë të njohur turk si Murat Dalkiliç. Por jo vetëm kaq djali nga Shkupi është aktiv edhe në fushën e aktrimit, shkruan rtv21. Ai është parqitur në seriale turke si “Pisyedili” e “Goç Zamani” në të cilin luante rolin e një djali të pasur e të lazdëruar.

Por sigurisht, në memorien tonë do të mbesin hitet e shumta në gjuhën shqipe të cilat i ka realizuar Bertani e që mund t’i dëgjoni në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat