Mariza Ikonomi prezantuese, ja emisioni që drejton

Mediale Vip

Mariza Ikonomi prezantuese, ja emisioni që drejton

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:32
Zhani Ciko dhe Mariza Ikonomi

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi do t'a shikojmë në një version ndryshe.

Nuk i kishte shkuar në mendje askujt se Mariza do të ishte një prezantuese. Këngëtarja ka filluar një emision, i cili mban emrin e saj dhe transmetohet në 'Tv Scan'

Lajmin e ka publikuar vetë Mariza në rrjetet sociale, ku ka ndarë me adhuruesit e saj edhe një foto nga emisioni, teksa interviston mjeshtrin Zhani Ciko.

“Me Marizën”, ndiqeni tani në “TvScan”, bashkë me maestron e mrekullueshëm Zhani Ciko”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.  Por, pavarësisht impenjimit të saj në media, Mariza nuk ka në plan të heq dorë nga muzika, e cila është gjithashtu edhe pjesë integrale e formatit të emisionit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat