Vajza e Obamas fotografohet në plazh, tërheq vëmëndjen e reperit Drake

Mediale Vip

Vajza e Obamas fotografohet në plazh, tërheq vëmëndjen e reperit Drake

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:51
Sasha Obama dhe reperi Drake

Meqenëse Barack Obama nuk është më në Shtëpinë e Bardhë, vajzat e tij mund t’i kthehen jetës së zakonshme duke kaluar momente me shoqërinë e tyre.

Ndërsa Sasha nuk ka humbur kohë për këtë gjë. Ajo ka udhëtuar në Miami ku i ka shijuar plazhet.

Jemi mësuar që 15-vjeçaren ta shohim me veshje klasike, por këtë herë ajo është fotografuar nga paparacit e veshur me bikini.

Së bashku me motrën e saj, Malia, Sasha është bërë e njohur edhe për përzgjedhjet në veshjet e saj duke u shndërruar në model për vajzat e reja.

Sasha ishte bashkë me Maisy Biden, mbesën e zëvendës presidentit Joe Biden.

Sasha kishte vendosur një kapele me logon e firmës së Drake, “October’s Very Oën”.

Kjo gjë padyshim nuk ka kaluar pa u vënë re nga reperi, i cili ka publikuar në Instagram një foto të 15 vjeçares nën të cilës ka shkruar “Style Popper”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat