Nicole Kidman shfaqi sjellje të çuditshme në Golden Globes

Mediale Vip

Nicole Kidman shfaqi sjellje të çuditshme në Golden Globes

Më: 17 janar 2017 Në ora: 08:00
Nicole Kidman

Nicole Kidman, ka shfaqur sjellje shumë të cuditshme mbrëmjen e ndarjes së cmimeve Golden  Globes. Kjo u vu re shumë pak nga gazetarët e pranishëm, por më shumë tregon një burim pranë aktores australiane që ishte i pranishëm. Nicole e kishte tepruar me pijen atë natë.

Revista Womens Day, raporton se 49-vjecarja, kishte kthyer disa gota verë edhe përpara se të mbërrinte në event me bashkëshortin Keith Urban. Nicole po ashtu dukej edhe shumë e uritur, sepse përveç pjatave që u servirën në event, kërkoi edhe pizza.

Dëshmitari bën me dije, se aktorja elegante, thërriti disa herë kamarierënpër të porositur pizza vecanërisht vetëm për të. Në atë moment bashkëshorti Keith Urban, u vu disi në siklet sepse gjithë sytë drejtoheshin vetëm nga cifti. Por një nga sjelljet më të cuditshme të Kidman, ishte kur aktorja ndërpreu intervistën e Tom Hiddleston.

Ndërkohë që Scott po i përgjigjej pyetjes së gazetares, Nicole shkoi mes tyre dhe filloi të fliste për momentet që po kalonte. Ylli i filmit Lion, pranoi se po ndihej shumë mire, dhe po argëtohej pa masë. Fundja ky ishte qëllimi, prandaj ndodhej në atë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat