Ja çfarë do të bëjë Michelle Obama pasi të lërë Shtëpinë e Bardhë

Mediale Vip

Ja çfarë do të bëjë Michelle Obama pasi të lërë Shtëpinë e Bardhë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 08:54
Michelle Obama

 Duket se Michelle Obama është e etur për t’iu kthyer jetës së saj normale pasi të lërë Shtëpinë e Bardhë.

"Unë dua të hap derën time përpara pa e diskutuar atë me të gjithë - dhe të eci vetëm," tha ajo për Oprah Winfrey në një intervistë vitin e kaluar.

Ndërsa këtë herë  Michelle  rrëfen se çfarë do të bëjë ajo pasi koha e saj si zonjë e parë do ti mbarojë këtë javë.

"Ne kemi bërë plane për vazhdimin e punës", tha ajo për disa nga programet e nisura si Let's Move dhe Reach Higher, që synon të edukojnë dhe përmirësojnë shëndetin e amerikanëve. "Unë do të vazhdoj të jem e përfshirë në këto angazhime sa të jetoj. Nuk u mora me to sepse isha zonjë e parë, por sepse ato kanë një domethënie për mua".

"Është e mrekullueshme që ne kemi bërë hapa të mëdhenj për të përmirësuar shëndetin e fëmijëve tanë, me anë të programit të drekës së shkollës. Shpresoj nuk do të preket sepse ka kuptim dhe ne duhet të vazhdojmë gjërat që kanë kuptim për të ardhmen tonë.Nuk kam mbaruar! Jam shumë e re për t’u ndalur këtu",ka thënë Obamanë një intervistë për në The Tonight Show Starring.

Pasi shpjegoi si e gjithë familja Bush i kishte ndihmuar jashtëzakonisht gjatë gjithë kohës në Shtëpinë e Bardhë dhe ende vazhdonin të ndihmonin, motrat Bush i kanë shkruar një letër Malia-s dhe Sasha-s javën e kaluar, zonja e parë shpjegoi që ajo do jetë e gatshme të ndihmojë Trump-ët nëse do duan.

"Ne do jemi mbështetës sa të mundemi për administratën e Trump", tha ajo. "Unë do të jem e gatshme, veçanërisht për Melania-n dhe Ivanka-n apo këdo që do këshilla, që ato ta përballojnë këtë gjë normalisht, që mendoj që do munden me ndihmën e këtij kombi. Ne do jemi aty për t’i ndihmuar aq sa do kërkojnë ndihmë.

"Michelle tregoi dhe përjetimin e fjalimit të presidentit Obama, nga ajo dhe e bija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat