Vesa Luma rrëfen se si është arrestuar me Big Basta-n në Mal të Zi

Mediale Vip

Vesa Luma rrëfen se si është arrestuar me Big Basta-n në Mal të Zi

Më: 17 janar 2017 Në ora: 10:57
Vesa Luma dhe Big Basta

Këngëtarja nga Kosova Vesa Luma ka befasuar publikun me deklaratën e saj të fundit.

E ftuar në emisionin radiofonik “Hangover” të Roza Latit, ajo ka pranuar se është arrestuar dhe bashkë me të ka qenë dhe Big Basta.

Vesa ka pohuar se është arrestuar nga policia e Malit të Zi.

Të dy këngëtarët kanë qenë në shtetin fqinj për një koncert. Forcat e policisë kanë pritur sa të mbaronte koncertin dhe më pas e kanë shoqëruar në rajon. Këngëtarja nuk ka thënë më shumë detaje rreth ngjarjes.

Kjo ishte një befasi, pasi Vesa Luma është një këngëtare që u ka qëndruar larg skandaleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat