Luana Vjollca: Ja mashkulli që dua të kem në krahë

Mediale Vip

Luana Vjollca: Ja mashkulli që dua të kem në krahë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:37
Luana Vjollca

Së fundi, Luana Vjollca është rrëfyer në një intervistë në “M’fal për shprehjen”, ku ka treguar jo vetëm për fëmijërinë, por edhe për atë që vlerëson tek një mashkull.

E pyetur nga Elvis Pupa se cili do ishte mashkulli që do donte të kishte pranë, nëse do mbetej vetëm me të në Planet, prezantuesja e njohur tregon, “Në përgjithësi nuk jam vajzë që ëndërroj. Nuk e imagjinoj. Do doja të më binte një njeri i mirë, por nuk ka rëndësi se kush. Mjafton të më shpëtojë mua”.  Luana ka treguar diçka edhe për natyrën e saj “të përkëdhelur”, teksa e përshkruan veten si llastica e familjes. “E urta dhe e mira është Marina, ndërsa unë jam ajo tjetra, e keni parasysh vetë...”, thotë Luana, ndërsa shpjegon se, “Kam qenë dhe vazhdoj të jem më llastica, sepse jam më e vogla, u nisa për djalë dhe dola vajzë, pse mos të llastohem?”.  

Sa i takon fëmijërisë, Luana tregon se kohë më parë ka qenë krejt e kundërta e asaj që është sot. “Kam qenë e shkurtër dhe e shëndosh, me flokët e shkurtra, si djalë”, rrëfen ajo. Por, duket se gjatë fëmijërisë prezantuesja simpatike ka qenë “terrori” i lagjes. “Isha nga ato që haja me dhëmbë këdo që më dilte përpara, veçanërisht Marinën. Këtë e kisha edhe me shoqët, ndaj nuk kam pasur kurrë shoqe. Madje kur dilja për të luajtur, fëmijët ulërisnin “doli boksieri”, bashkë me Marinën. Haja me dhëmbë gjithmonë një shoqe, e cila jetonte një kat më poshtë. Mamaja e saj më kapte gjithmonë dhe më bërtiste, e kisha fobi atë moment, por gjithsesi prisja me padurim që të vinte e nesërmja dhe ta haja përsëri”.  

Ndërkohë, prezantuesja ka sqaruar njëherë e përgjithmonë akuzën e disa kohëve më parë, se lexonte librin mbrapsht. Ajo ka thënë se gjithçka ka qenë efekt i Snapchat-it dhe efektit të tij “mirror (pasqyrë)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat