Një artiste e këngës popullore si Anjeza

Mediale Vip

Një artiste e këngës popullore si Anjeza

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 17 janar 2017 Në ora: 13:17
Anjeza Ndoj

Nëse shohim biografinë e saj do të zbulojmë se që në moshën 5 vjeçe ajo këndonte, madje me vëllaun duke u shoqëruar nga fizarmonika e babait të tyre. Ka studiuar për psikologji në Tiranë ku jetoi shumë vite, por kurrë nuk e harroi vendlindjen e saj, madje me krenari e tregon se është nga Puka.

Kjo është arristja Anjeza Ndoj, e cila i duhet të jetojë mes Shqipërisë dhe Amerikës, por super e kërkuar në gëzimet, koncertet e sidomos në dasmat shqiptare. Kurrë nuk do ta braktisë këngën popullore pasi është pjekur me të dhe i shkon shumë dhe të gjithë e pëlqejnë, e nëse hulumton për këngët e saj ndër vite pjesa më e madhe e tyre është e tillë dhe kthyer tashmë në hite që këndohen dhe kërkohen kudo.

Ne mësojmë se Anjeza ka realizuar këro ditë një tjetër këngë që do të vijë në klip, madje ka sfiduar edhe temperaturat shumë të ulëta të motit për ta realizura klipin që do të mbajë titullin “Unë jam nana Shqipëri” e vjen shumë shpejt në treg dhe që pritet me padurim nga ndjekësit e saj të shumtë.BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat