Bella Hadid bën këtë tatuazh të ri që do i kujtojë gjithmonë The Weeknd

Mediale Vip

Bella Hadid bën këtë tatuazh të ri që do i kujtojë gjithmonë The Weeknd

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:48
Bella Hadid dhe

Supermodelja amerikane ka qenë në qendër të vëmendjes për “pakënaqësinë” e saj mbi lidhjen e re të The Weeknd dhe Selena Gomez.

Bella ka bërë një tatuazh të ri shumë të vogël, krahë ëngjëlli në formë emoji pas këmbëve të saj, nga një për secilën. Bëhet me dije se ajo e bëri tatuazhin e ri në Manhattan pasi festoi ditëlindjen e mamasë së saj në qytet, ndërkohë që fotot e realizimit të ri u publikuan nga artisti i famshëm i tatuazheve Jon Boy. Në pamje të parë duket si një homazh për debutimin e saj në Victoria’s Secret Fashion Shoë vitin e kaluar. Por bukuroshja 20 vjeçare do ta ketë shumë të vështirë të mos e lidhë këtë tatuazh me ish të dashurin e saj The Weeknd.

Këngëtari kanadez performoi ndërkohë që Bella po parakalonte në pasarelë dhe dyshja shkëmbeu një shikim shumë epshor përtëj buzëqeshjeve të rastit. Një moment që në rast se më parë e kishte të vështirë ta harronte, tashi nuk do ia dalë dot më.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat