Politika të mbetet mënjanë, kur flitet për kostumin që do ta veshë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump në natën e inaugurimit të bashkëshortit të saj – Donald Trump si president.
Atë do ta dizajnojë, Ralph Lauren i cili ka dizajnuar në të kaluarën edhe veshjen e Hillary Clinton dhe që thuhet se është përkrahës i saj.
Kjo raportohet se do të jetë hera e parë që Lauren vesh Melania-n, por nuk do të jetë e para që dizajnët e tij të jenë kërkuar gjithandej.
Lauren ka dizajnuar shuam veshje për Clinton, përfshirë edhe atë “famëkeqin” të bardhin për Konventën Kombëtare të Demokratëve.