Vjollca Llapashtica ka veshur modelen Cunmulaj në inaugurimin e presidenti Trump

Mediale Vip

Vjollca Llapashtica ka veshur modelen Cunmulaj në inaugurimin e presidenti Trump

Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:23
Emine Cunmulaj

Prishtine, 18 janar 2017, Dizejnatorja kosovare, Vjollca Llapashtica, me kreacionet e saj, është angazhuar për  modelen e njohur Emine Cunmulaj, e cila ka marrë pjesë  në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

Znj. Llapashtica ka thënë se me modelen Cunmulaj ka bashkëpunuar edhe më herët, por kënaqësinë më të madhe e ka pas kur ka filluar të bashkëpunoj me të, për ta punuar fustanin, të cilin e ka veshur në inaugurimin e presidentit Trump, fustan i stilit më elegant dhe I përshtatshëm për atë ditë dhe vend.

 “Ndihem shumë e lumtur që në mesin e shumë  personaliteteve nga e gjithë bota, një modele me famë botërore ka veshur fustanin, që është punuar në Kosovë, në punëtorinë tim”, ka thënë ajo.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat