Amanda Seyfried nuk do fustan të bardhë ditën e martesës

Mediale Vip

Amanda Seyfried nuk do fustan të bardhë ditën e martesës

Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:33
Amanda Seyfried

Aktorja, Amanda Seyfried do të martohet së shpejti me Thomas Sadowski dhe ceremonia e martesës nuk do të jetë fare tradicionale.

Si duket bukuroshja nuk është në mesin e atyre vajzave që gjithmonë e kanë ëndërruar fustanin e bardhë, pasi që në ditën e saj të dasmës ajo nuk do vishet me fustan të bardhë.

“Nuk dua që të jem në qendër të vëmendjes. Shkoj nëpër premiera dhe vishem mirë gjithmonë. Kam qenë në Met Gala vitin e kaluar e veshur me një fustan të shkëlqyer nga Riccardo Tisci si dhe rolin nuses e kam luajtur milona herë”.

Seyfried gjithashtu në këtë intervistë për Vogue Australia ka bërë të ditur që nuk ka qenë ansjëherë më e lumtur për diçka se sa tani kur është duke u martuar dhe është në pritje të fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat