Frikësohet i dashuri i George Michael

Mediale Vip

Frikësohet i dashuri i George Michael

Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:31
Fadi Fawaz dhe George Michael

Fadi Fawaz, i dashuri i yllit të popit George Michael, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e Krishtlindjes, ka punësuar disa truproja për ta mbrojtur pasi thuhet se u trembet familjarëve të këngëtarit. Ai nuk i ka pasur asnjëherë mirë marrëdhëniet me ta. Ndërkohë që hetimi mbi vdekjen e Michael vazhdon janë ngritur hipoteza të ndryshme mbi shkakun e ndarjes së tij nga jeta.

Një kushëri i këngëtarit, Andros Georgiou, ka kërkuar të vërtetën nga drejtësia duke akuzuar si të dyshuar Fawaz dhe është i bindur se humbja e Michael nuk është vetëvrasje, por një “aksident”, shkruan “DailyMai.  Ai ka hedhur dyshime mbi deklaratat e Fawaz duke shkruar se nuk e kupton faktin pse ai ka qenë duke fjetur në makinë natën që George humbi jetën.

 “Nuk mund të hesht më! Pikë së pari, ai nuk ka qëndruar 24 orë të ditës me George dhe ata asnjëherë nuk kanë jetuar bashkë.”,- ka shkruar kushëriri i këngëtarit.

Fadi është marrë në pyetje për 5 orë nga policia menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të Michael. Autoritetet janë ende duke zhvilluar hetime për të arritur në një përfundim të saktë në lidhje me shkakun e vdekjes së këngëtarit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat