Ky është shqiptari që do të luajë në një film me Kim Kardashian

Mediale Vip

Ky është shqiptari që do të luajë në një film me Kim Kardashian

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:43
Kim Kardashian

\Pas tronditjes nga grabitja në Paris, Kim Kardashian do të rikthehet fuqishëm. Atë do të kemi rastin ta shohim edhe në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Kim do të shfaqet me një rol të shkurtër në filmin e famshëm Ocean’s Eight, së bashku me motrën Kendall Jenner dhe aktorin shqiptar, Marko Caka.

Ky do të jetë filmi i katërt i sagës Ocean në 17-të vjet dhe vjen pas serive Ocean’s Eleven, Twelve and Thirteen.

Dy ditë më parë, motrat Kardashian janë parë në qytetin e New Yorkut pasi kanë kryer skenat e xhirimit për filmin e ri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat