Një mesazh prekës për Angelina Jolie

Mediale Vip

Një mesazh prekës për Angelina Jolie

Më: 19 janar 2017 Në ora: 20:04
Angelina Jolie

Angelina Jolie ka marrë një mesazh prekës nga nëna biologjike e një prej vajzave të birësuara nga Etiopia, Zahara.

Sipas “DailyMail”, gruaja e varfër Mantewab Daëit Lebiso është tepër e dëshpëruar dhe i ka kërkuar Jolie të rikontaktojë me vajzën e saj 12-vjeçare pas gjithë këtyre viteve që kanë jetuar larg njëra-tjetrës.

Në letrën e saj, mamaja biologjike e Zahara-s e vlerëson dhe falenderon Jolie për gjithçka çfarë ka bërë për vogëlushen. Megjithatë, ajo kërkon vetëm që të ketë kontakt me vajzën.

Ende nuk dihet nëse ka patur një reagim nga aktorja, pasi ende nuk e ka marrë veten nga divorci i saj me Brad Pitt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat